ZAGREB

Kroacia është një tjetër shtet ballkanik, i prekur nga infeksionet e shtuara të koronavirusit.

Në shtetin kroat, janë infektuar me Covid-19, 3 327 njerëz në 24 orët e fundit.

Numri total i personave të infektuar me koronavirus në Kroaci ka shkuar në 183 045 persona.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kroaci deri tashmë ka shkuar në 2 870 njerëz.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Kroaci, 92 individë.

Autoritetet kroate janë duke ndërmarrë masa për të parandaluar këtë shifër kaq të lartë të personave që janë infektuar me virusin e rrezikshëm, që ka kërcënuar globin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb