Sot liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë darkord që Kroacia t’i bashkohet grupit të vendeve që përdorin euron.

Kjo e çon në 20 numrin e vendeve që përdorin monedhën europiane.

“Euro është një shprehje monetare e fatit tonë të përbashkët dhe është pjesë e ëndrrës evropiane. Tani ëndrra po bëhet realitet edhe për Kroacinë”, tha kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Pas bisedimeve me deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Bankës Qendrore Evropiane, procesi pritet të përmbyllet në korrik, me miratimin e tre akteve ligjore, të cilat do të mundësojnë ndryshimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb