Prej 3 ditësh, pa asnjë njoftim, autoritetet kroate kanë bllokuar 5 kamionë me qindra ton bimë mjekësore nga Shqipëria. Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka thotë se autoritetet kroate nuk njohin skanerin e portit të Durrësit, duke ushtruar kontroll të dytë, duke mbajtur mallin e bllokuar dhe duke e dëmtuar.

Gjoka deklaron se prej 32 vitesh që operon në treg nuk ka patur një problematikë të tillë, teksa kërkon edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Sipas Gjokës, ky veprim dëmton eksportet shqiptare dhe sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike punëson njerëz nga të gjitha zonat dhe e bën Shqipërinë e njohur në mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb