ZAGREB-Ministri i Brendshëm kroat, Vlaho Orepiç deklaroi sot se në qendrën e pranimit të refugjatëve në Slavonski Brod, në lindje të vendit, gjenden pak më shumë se 408 migrantë, për të cilët ka filluar procedura e dërgimit në Greqi.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin, Tihomir Oreshkoviç, ministri Orepiç, i cituar nga media lokale, tha se nuk e përjashtonte hipotezën e hyrjes ilegale të refugjatëve në Kroaci, një perspektivë shumë e parashikueshme nga autoritetet që kanë vendosur kontrolle të rrepta.

“Migrantët nuk do të përshkruajnë më të ashtuquajturën ‘rruga ballkanike”, deklaroi Oreshkoviç, duke theksuar në të njëjtën kohë se vendi i tij do t’i bashkohej vendimeve të marra nga Austria, Sllovenia, Serbia dhe Maqedonia, ku mund të hysh vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi apo me kërkesë për azil.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: