Serbia edhe Kroacia ndoshta deri të premten i hapin kufijtë e vet sepse Bashkimi Evropian do të insistojë dhe do të vë presion mbi ta. Nuk është e vërtetë që problemi i mbylljes së kufijve, i krijuar shkaku i krizës së refugjatëve, të vendoset në Serbi, pasi kjo është e palejueshme. Bashkimi Evropian pret që kjo çështje të zgjidhet deri të hënën.

Nëse rastësisht kjo situatë nuk rregullohet deri të hënën atëherë afati i fundit do të jetë 7 tetor, kur Luksemburgu fillon një samit të jashtëzakonshëm të Ballkanit Perëndimor i cili është i dedikuar krizës së refugjatëve.

Diplomatët me të cilët gazetarët sot kanë biseduar shtojnë se si punojnë në organizimin e takimit ose kontaktit direkt ndërmjet Zorana Milanoviqit dhe Aleksander Vuçiqit.

Serbia në fund përmes njohjes së kësaj liste ditore, duhet të plotësoj kushtin të cilin e ka paraqit Milanoviqi, t’i drejtojë një pjesë të refugjatëve në kufirin hungarez në pikën kufitare Horgosh.

Në ambasadën hungareze në Beograd e demantojnë Milanoviqin dhe pohojnë që në autoritetet serbe dhe hungareze nuk ka kurrfarë marrëveshje për ata që i drejton përfshirë edhe kufirin me Kroacinë.

Burimet diplomatike sot nuk besojnë në të dhe pohojnë që njëfarë marrëveshje me siguri ekziston, dhe që është e dukshme që raportet mes Serbisë dhe Hungarisë papritmas janë përmirësuar dhe kjo vetëm disa dite pasi ka ardhur deri te konflikti për shkak te procedurave te policisë së kufirit hungarez.

Kroacia është megjithatë nën presionin e kritikave të ashpra te Brukselit për shkak të mbylljes së kufijve , shkruan Danas , si argument të përdorimit të asaj teze apelon zyrtarët e lartë evropianë që kufiri me Serbinë të hapet, sikur faktin që Komisioni Evropian ka hapur hetimet lidhur me atë se a ndalohet hyrja e automjeteve serbe në Kroaci në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asociimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: