Luka Modric ka vendosur të qëndrojë tek Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjollë Marca, mesfushori kroat ka gjetur akordin për rinovimin e kontratës me Florentino Perez duke vendosur të mbyll karrierën e tij në Madrid.

Marca Modric
Marca Modric

Fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, do të rinovojë kontratën deri në vitin 2021, periudhë në të cilën do të ketë mbushur 36 vjeç, me kontratën e re, Modric do të jetë futbollisti më i paguar në radhët e Realit. Në këtë mënyrë shuhet një tjetër objektiv i Interit, me ziklatërit të cilin shpresonin shumë të afronin mesfushorin në Milano.

Rakitic
Rakitic

Ky refuzim i Modric ka bërë që Inter të kthehet me kohë të plotë në pistën Ivan Raktic. Në fakt, Inter nuk ka arsye pse të zhgënjehet, gjithnjë nëse arrijnë të bind Ratikic, me mesfushorin e Barçës i cili është tre vite më i ri dhe sipas të gjithë gjasave në fund të sezonin do të largohet nga katalunjasit. Dy klubet kanë nisur kontaktet për të bërë të mundur këtë transferim, një operacion i cili pritet ti kushtojë Interit 40 milion euro kesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb