Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për kroketat 500 gr patate
100 gr kërpudha
1 qepë të njomë
1 karotë
100 gr djathë kaçkavall
50 gr gjalpë
3 vezë
Kripë
Majdanoz
Kopër
Piper i zi
Për salcën:
200 gr salcë kosi
2 thelpinj hudhër
Kripë
Kopër
Vaj ulliri
Përgatitja
Patatet i presim në copëza dhe i vendosim në zierje. Në një tigan me gjalpë skuqim qepën e njomë dhe shtojnë kërpudhat si dhe karotën e grirë në rende. I skuqim deri sa të zbuten. Patatet e ziera i shtypim i bëjmë pure, shtojmë perimet e skuqura, djathin kaçkavall, vezët si dhe erëzat. U japim formë cilindrike dhe i lëmë 30 min në frigorifer. I kalojmë në miell dhe në vezë dhe i skuqim në tigan me vaj të nxehtë. Te salca e kosit shtojmë vajin e ullirit, kripën, koprën, kastravecim e grirë në rende si dhe hudhrat e grira e trazojmë dhe e servirim bashkë me kroketat.
(BalkanWeb)