Një ndër tre familjet që humbën të afërmit e tyre një ditë më parë në një galeri miniere në zonën e Selishtës në Dibër ishte edhe familja Rushiti nga Bulqiza.

33-vjeçari Rexhep Rushiti, mbeti i bllokuar bashkë me inxhinierin Ismail Hoxha dhe kolegun tjetër Fatos Çesku. Por dhimbja në familjen Rushiti është shumë e madhe. Brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të cilët punonin me mineralin e kromit.

33-vjeçari Rexhep Rushiti, mbeti i bllokuar bashkë me inxhinierin Ismail Hoxha dhe kolegun tjetër Fatos Çesku. Por dhimbja në familjen Rushiti është shumë e madhe. Brenda pak viteve, kjo familje ka humbur tre pjesëtarë të cilët punonin me mineralin e kromit.

Njëri nga vëllezërit e Rexhepit dhe nëna e tij humbi jetën teksa punonte në seleksionimin e kromit, ku u shtyp nga një mjet i rëndë, ndërsa në fund ishte Rexhepi, të gjithë punonin në të zezë. Dhimbja në këtë familje është shumë e madhe pasi bashkëshortja dhe tre fëmijët kanë mbetur në mëshirë të fatit. Irena Rushiti gruaja e Rexhepit thotë se nuk ka asnjë mundësi ekonomike të mbajë fëmijët. Në portofolin e të ndjerit është gjetur vetëm libreza e energjisë elektrike dhe asnjë lekë në të.

“Ju lutem nga shteti dua ndonjë ndihmë, Tre pjestarë të familjes sonë humbën jetën nga kroni. Ata punonin në të zezë. Kma mbet me tre fëmijë dhe me borxhe. Kam frikë të dal nga shtëpia”,- tha Irena Rushiti, bashkëshortja e Rexhep Rushitit.

Edhe të afërmit kërkojnë ndihmën e instancave shtetërore që fëmijët jetim të mos ndjejnë urinë e bukës, pasi tashmë nuk kanë asnjë lloj të ardhure.

Familjet Hoxha në Dibër, Rushiti e Çesku në Bulqizë kanë hapur dyert e mortit, ku edhe pse në situatë pandemie, presin ngushëllime nga rrethi familjar i ngushtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb