Deputeti Agron Gjekmarkaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një analizë satirike në lidhje me vizitën e deputetëve shqiptarë në Itali.

Postimi: 

Udhëtimi në Itali i delegacionit të lartë shqiptar pat peripecitë e veta. Fundi i tij muar karakter epik dhe na la pa frymë.

Pas zallamahisë e poteres që plasi mbi “urën e vjetër” filloi një debat i fortë i karakterit kulturor i udhëhequr nga vetë akademiku Kosta si zotërues i idesë më të mirë. I bindur që në vazhdim do të thirret Kosta i Babos Gramozit dhe Linditës nuk ndalej më.

Për Babon ramë dakord që monumenti i tij ti zinte vendin Çelinit pothuaj një zëri ndërsa për të tjerët nuk qe e lehtë.

Ermua kishte një zemërim kostant dhe të pa adresë si mjegull. Viset e kaurrit ja dallashonin mendimet.

Unë e pranova Taon pa vështirësi jo pse qe propozimi i saj por tek e fundit e kam afër dhe ja njoh meritat paçka se zemra me kërkonte Kryezëvendës Liderin qe edhe mbi urë do ti tregonte Babos që s’ka paqe.

Por argumenti që përdoren në mos aprovim qëndronte. Kundërshtaret i vihen përballe Babos por atypari ishte një dyqan ari. Ndërsa në anë shokët e armeve. Le të bëhet ndonjë varesë floriri a medaljon me tiparet e Krye zëvendës Liderit mejtuan me cingunëri shumice ose ndonjë ikonë me fytyrën engjëllorë të Banës.

Megjithëse zëri i brendshëm me tha që Firence si ka shumë qejf revolucionaret se helbete qytet aristokrat.
Ndoshta duhej shtuar Niko Nikoqiri se çoku ka ca lidhje me aristokracinë se jo gjithmonë ka shitur rroba të përdorura.

Arben Pëllumbin si njeri i vjedhur në ide ta therje në njëqind vende nuk nxirrte zë. Ai ecte mbi urë si xhind dhe fliste me vete.

Por siç do të shohim e drejta vonon po nuk harron e bashkë me të vjen shpagimi.

Vetëm Kosta hardallisej në eksatazë sa desh i këputi mjekrën me duar Benvenutos nga qejfi.
Pasi shpëtova gjallë nga vendimi i parë për të më punuar qindin filluan të ma dinë kimetin. Po ja po të mos jetë ky gjakprishur kush i rrëfen bëmat tona, se një herë desh me poqen me idenë, se nuk shkon asgjë mbroth me këta dreqër të opozitës afër, as që i duhet më vendit ajo delenxheshë?
Pa llafin e këtij si shkon fjala në vatan? Si do ta merrte vesh Babo që për të bëjmë hatanë? Prej këtij i patëm mësuar dhe bëmat e Mimi di Puçini që aq shumë pat gëzuar e tronditur Italinë e Jugut me sharmin e fjalës dhe dukjes plot nur. E kush si mban mend ato rrëfime, Mimia para ne nga pas, ec Mimia ec ne etj etj.

Duhet, duhet u përtypen me një ndjesi zgjidhjeje.
E vërteta është si medalja ajo ka dy anë. Pas kesaj filluan të më marrin me te mirë madje Kosta që e ka zët të fusë dorën në xhep pagoi kafenë qe të mos i hahej haku. Lindita me bleu një panine me mish thiu dhe me tha më mirë mbllaçitu se të flasësh se na prish gjakun. Po Arbeni nja dy birra , të freskojnë tha të bëjnë më të arsyeshëm e keq se kishte.

Duke e ditur sa e rëndësishme është ajo urë për fiorentinet unë krahasova Elisën me Beatriçen meqenëse legjenda thotë se Dante e pat vëne re në qoshe të asaj ngrehine për ta bërë me pas të përjetshme siç Elisa po bëhet për rilindjen politike.

Por dikush aty më kundërshtoi me vrull, me tha , ti je pedagog letërsie qysh se dike që Elisa nuk përmbush portretin se Dante e pershkruan Beatriçen si “soave” domethënë të ëmbël dhe ajo qerratesha është e sertë e llafin zeher. Atë propozoje të zërë vend krah luftëtarëve të lirisë.

Sherri nuk na la të merreshim vesh po zëra pat që Etilda dhe Jorida janë “soave” dhe kanë melankoli poetike mjaftueshëm. Nuk kisha më të drejtë tu përzihesha se e kishin marrë urën nën administrim tē thoja që Margeriti më mirë do të ishte po jam i sigurt që do merrja xhevapin nuk ishin njerëzit aq të gjatë e bjonde në të ri të Aligerit.

U la që të behej një vizite tjetër pasi të bëhej një studim akademik i thelluar në Tiranë ku të flitej edhe me skulptoret. Në të dalë të qytetit ishte një spital i madh me një statujë murgeshe emrin e të cilit mbante. Aty besova që erdhi çasti im për të thënë një fjalë!

Po sikur ashtu i ndrojtur fola, ti vihet emri i Teta Gertes kësaj gjëje, ajo ka luftuar me Covidin duke e bërë virusin pistil, në vend të kësaj murgeshe kaq të mërzitshme do të rreziste fytyra e qeshur e Tetes. Nuk më thanë as po as jo më e keqja situatë ku mendimi gjykohet si i parëndësishëm. Ah të ishte Çyrbja këtu si vetë zeheri i tokës ai do kishte vënë rend ku fjalët e tepërta do ishin fukarallëk dhe secili do merrte hakun mbi atë kandar që nuk gabon.

Tisi i natës ra. Në aeroport mbërrimë kush krenar e kush kokulur. Hupëm në balonë, zumë vendet. U nis e uruara. Aty nga mesi i udhëtimit balona tronditej, erë e tufan jashtë. Turbulencat na bënë të gjithë vëllezër e Zotin në qiell Baba. Lindita mbante në dorë një rruzare. Ermua në dileme në ishte natyra jashtë apo Kosta brenda që shkaktoi këtë qamet habitej e nuk dinte ku të mbahej.

Kosta ishte zvogëluar e bërë sa një grusht, mu duk se në një moment u fut poshtë karriges. I bëra një shenjë gajreti se ti kishe idenë për të zëvendësuar Benvenuto Çelinin me Babon. Ai ma bëri me shenjë si për të thënë dreqi i marrtë ato ide në kohë qejfi tani duhet shpëtuar lëkura. Ndryshe Arben Pëllumbi, nuk i lëvizte asnjë muskul pos ndoj loti që i rridhte si rakia nga kazani. Siç do të mësonim në të zbritur nuk kishte qenë frike. E pyes po ti pse reagove asisoj ? Ti mendon që pata frikë për jetën time dhe tuajën? Hiç fare tha. Po ç’qe ateherë?! Mendova tha dhimbjen që do i shkaktonim Babos, mërzinë, dëmin, kohen që do i merrnim për fjalime, dallaveret që do i duhej të përballonte për të na zëvendësuar e partia mund të përçahej. E ke kollaj ti tha se në të dy partitë e tua po e hëngre gëzohen.

Nuk po u besoja veshëve. Arbeni mu duk si Çezari i cili sapo ndërtoi një monument në Shqirtin e Babos atë që Kosta e humbi në momentin e fundit. Kjo më bën të dyshoj se propozimi i tij mbi urë nuk qe i vërtetë madje ai ishte plagjiatura më e madhe e shekullit që i bëhej Arbenit i cili fitoi davanë morale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: