Kronikat e mjegullës është cilësuar si romani më I mirë I vitit në Kosovë dhe është nderuar me çmimin “Raxhai Surroi”. Romani është krijimi më i fundit i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Bashkim Hoxha.

Vepra shquhet për gërshetimin e suksesshëm të realitetit dhe funksionit, dhe për elementin kyç kuptimin e historisë, të bërjes zhbërjes dhe ribërjes së saj. Kohështrirja e ngjarjeve nis nga periudha para shpalljes së pavarësisë e deri në ditët e sotme. Gjithashtu romani shquhet për stilin për gjuhën si dhe për gjetjet dhe organizimin strukturor të tij.

Veçse një romancier dhe komedian i njohur Bashkim Hoxha vlerësohet edhe si një gazetar veteran dhe shumë i dashur për publikun shqiptar brenda e jashtë kufijve falë emisionit shumë popullor në ‘News 24’, “Koha Për Tu Zgjuar”. Për kontributin e tij në fushën e letërsisë shkrimtari Durrsak është nderuar në 2010 nga presidenti Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb