Familja Misku ka tre vajza. Ato janë Pamela 13 vjeç, Kristina 9 vjeç ndërsa Luciana është 7 vjeç.

Në fytyrat e vajzave lexohet kollaj trishtimi. Ato nuk kanë asgjë në dorë për të ndryshuar fatin e keq. Motrat ankohen se nuk kanë asnjë kush minimal të studiojnë normalisht. Vajzat mërziten por ato janë të vetëdijshme për situatën e vështirë që ndodhen prindërit. Ata nuk mundën tu sigurojnë një jetesë më të mirë.

“Kur bëjmë detyrat është shumë ftohtë brenda në shtëpi, nuk arrijmë gjithmonë të mësojmë aq mirë dhe të japim maksimumin në shkollë. Mendoj se po ti kishim kushtet do mësonim më shumë, më mirë” shprehet vajza e madhe.

“Kur jashtë bie shi, ne lagemi edhe brenda dhomës. Mblidhemi me njëra-tjetrën që mos të lagemi. Kemi shumë frikë se mos na bjeri tavani sipër” thotë më e vogla Luciana.

Dëshirat e tyre janë të kenë një shtëpi, një dhomë të tyre vetëm. Duan të kenë një derë që mos të fusë shiun dhe të ftohtin brenda. Duan që babain mos ta kenë më të sëmurë. Vajza me e madhe e përjeton më shumë, lotët i varen faqeve kur thotë se dëshiron një shtëpi të ngrohtë si fëmijët e tjerë.

Motrat kanë nevojë për ushqim dhe rroba, për një strehë të ngrohtë, tregojnë se nuk i hanë gjithmonë vaktet e ditës ndërsa duan rroba të reja.

“Mërzitemi këtu, duam të kemi shtëpi dhe në siç kanë të tjerët, i shikoj fëmijët e tjerë që kanë, unë s’kam. Dua të kem krevatin tim.”

“Mendoj se një ditë, do ketë edhe për mua një shtëpi, të rritem me të gjitha kushtet” shpreh dëshirën Pamela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: