Uljet e temperaturave kanë sjellë edhe reshjet e para të borës në qytetin e Krujës.

Ndërkohë raportohet se Kruja është përfshirë edhe nga era e forta e cila fryn nga juglindja.

Gazetari Juli Shota tha për ‘BalkanWeb’ se për rreth një orë, në pjesën më të madhe në Krujë, nuk ka energji elektrike.

Më herët edhe në Dardhë të Korçës u raportua për reshje dëbore, ndërsa nga autoritetet u njoftua se ka nisur puna për pastrimin e rrugëve.

Sakaq më herët, Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëroi drejtuesit e mjeteve të tregonin kujdes në Qafë Thanë për shkak të nisjes së reshjeve të borës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb