Fatma Naci dhe Meri Bejleri kanë udhëtuar drejt fshatit Kroi i Madh në Krujë për të takuar Brunildën dhe tre fëmijët jetimë. Fshati duket i braktisur nga njerëzit. Fatma i thotë Merit se në fshatin Kroi Madh të Krujës Brunilda dhe vjehrra e saj nënë Tixhja gjithçka është larg e paarritshme, e ku gjithçka bëhet edhe më e vështirë për dy gra që kanë mbetur pa një burrë në shtëpi.

Meri në bisedë më Fatmën thotë se edhe në qytet jeta për një nënë që mbetet pa djalë e për nusen që mbetet aq e re pa bashkëshortin e saj, jeta bëhet shumë e vështire e jo më në këtë fshat të larget. Fatma shton se nusja dhe vjehrra e saj janë pa asnjë mbështetje ekonomike madje dhe pa një shtëpi. Fatma dhe Meri I gjejnë gratë në banesë të mbledhura pranë zjarrit. Brunilda I shikon vizitoret nga dritarja dhe lajmëron vjehrrën e saj.

Fatma ulet pranë Brunildës e cila po përkund djepin me foshnjen 7 muajsh. E pyet për vështirësitë që has në përditshmëri, sesi ka reaguar kur fëmijët kanë mbetur pa bukën e gojës. “Sot nuk kam ngrënë farë për mëngjes,” i thotë vajza e mitur Fatmës. “Ka patur rast që në mëngjes jemi zgjuar ujë nga shiu që ka rënë. I ushqej fëmijët në rastet që na falin, e kanë ndarë thesin e miellit me ne, babi im është sakat është në hall për vete, është e vetmja gje dhe një pako vetëm makarona dhe atë mendova tua bëj fëmijëve sot, ne sot nuk kemi ngrënë. Rruga është e vështirë.

Burri mq vdiq fëmijët e kërkojnë, e kam të pamundur nuk kam asnjë lloj gjëjë. I lutem Zotit natë për natë, vetëm tek fondacioni juaj, nuk ka kush të na ndihmojë njeri tjetër. Burri im ishte roje merrte 200 mije lekë të vjetra. Këtu po të kisha mundesi punoja edhe natën, këtu vdes nga i ftohti vdes për bukë. Nuk ka as kopësht asnjë, mbëmë na është shembur tavani, nuk e dimë ku do të shkojmë sot natën, mund ta shikojmë por është e rrezikshme nuk mund të afrohemi atje shumë, mund të na rrëzohet në kokë”,-ti ha Brunilda Fatmës.

“Unë në jetën time nuk kma kaluar në rrugë më të rrezikshme, këtu është në rrezik jeta po të kalosh ”,-thotë Fatma.

Brunilda dhe vjehrra e saj thonë se të afërmit e burrit e kanë ndihmuar aq sa kanë mundur dhe se ndihma ka qenë e paktë. “Vërtetë ata nuk kane mundësi, ndaj ne sot jemi ketu per t’ju dhëne ate qe ju keni kërkuar, jo vetëm një dhomë siç ti luteshe por një shtëpi të re, këtë shtëpi do shkojmë të shikojmë së bashku, do të shkojmë në një vend më të bukur se kjo shtëpi. Merrni të tre fëmijët dhe ikim se është e rrezikshme të qëndrojmë këtu”, i thotë Fatma 27 vjeçares.

Brunilda i thotë se djepin e djalit Hamitit dëshiron ta marrë me vete edhe pse tek banesa e re ka krevate për fëmijët. Brunilda dhe nënë Tixhja shkojnë së bashku tek banesa e re ku Fatma Naçi u thotë se tashmë fëmijët nuk do të vuajnë për bukën e gojës “Këtu ke shkollat, kopshti, do tu lidhim edhe një pension që fëmijët mos të ushqehen më me miell dhe makarona, por të rriten shëndetshëm” thotë Fatma.

“Faleminderit u kam borxh jetën, nuk di si të shprehem por duket sikur kam lindur për herë të dytë, rrini sot për darkë, të gjithë edhe gazetarët”, thotë Brunilda teksa nuk e përmban dot gëzimin që strehoi fëmijët në një shtëpi të ngrohtë e të madhe por mbi të gjitha të fortë e të sigurt.

Donatori i cili bëri të mundur blerjen e banesës Satki Gafurri tha live në studio se ndihet i gëzuar që ka patur mundësinë të ndihmoje Brunildën me tre fëmijët e saj të mitur. “Këtë banesë e kam dhuruar për shpirtin e babit tim të ndjerë”, tha ai live në studio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb