(foto ilustruese) KRUJË- Makina e një biznesmeni nga Kruja është hedhur në erë mesditën e kësaj të shtune, teksa ishte e parkuar pranë lokalit të tij, në qendër të qytetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mësohet se mjetit të biznesmenit, Eduard Çela i është vendosur lëndë shpërthyese.

Burime policore të BalkanWeb, bëjnë me dije se biznesmeni Eduard Çela është një emër i njohur për drejtësinë, me precedentë të mëparshëm penalë.

Ky i fundit mësohet se ka qenë i dënuar me 5 vite burg për trafik droge, porse është liruar me kusht, kur ka kryer 3 vite dënim.

Policia e Krujës ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen që tronditi gjithë qytetin, ndërsa dyshohet se shpërthimi i mjetit është bërë për shkak të konkurrencës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: