KRUJË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Krujë, ku persona të paidentifikuar ende nga policia kanë qëlluar me armë gjahu në banesën e një shtetasi në fshatin Mallkuç dhe më pasi kanë lënë një shënimin kërcënues “Largohu kaur”.

Burime nga policia bëjnë me dije se është marrë kallëzim nga shtetasi Ndue Kaçi, i cili ka rrëfyer ngjarjen për blutë e Krujës. Në momentin e sulmit të gjithë anëtarët e famijes Kaçi kanë qenë në banesë por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por plumbat kanë thyer xhamat e banesës. Autorët kanë qëlluar edhe në drejtim të makinës që ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në banesën e Kaçit, në kërkim të gjurmëve që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Vetë pronari i banesës ka thënë për grupin hetimor se nuk ka konflikte me askënd.
“Nuk kam konflikte, nuk di se kush mund ta ketë bërë dhe as arsyet pse mund ta kenë bërë këtë”, – ka thënë ai në polici. Blutë kanë sekuestruar disa gëzhoja në vendin e ngjarjes, të cilat janë dërguar për ekspertizë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: