Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir për kultivim të lëndëve narkotike.

Shtetasit me iniciale L. L., 46 vjeç dhe K. L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, dhe mbi ta do të rëndojë vepra penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë

DVP Durrës

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë.

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Zall, Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit L. L., 46 vjeç dhe K. L., 17 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb