(foto ilustruese) KRUJE- Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH ka asgjësuar sot 3052 bimë kanabis sativa. Gjetja dhe asgjësimi është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Cudhi¬2”.
Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë, u gjetën dhe asgjësuan në total 3052 bimë kanabisi.
Policia ndërkaq po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ma.ar/BalkanWeb)