KRUJË- Sërish denonocime për neglizhencë në dhënien e ndihmës mjekësore në spitalin e Krujës. Familja Bija akuzon mjekun roje, Adrian Mata se nuk vuri në dispozicion ambulancën për të transportuar një të moshuar drejt Tiranës, e cila vuan nga leucemia. Dy vajzat e të moshuarës thonë se kanë mbërritur në spital rreth orës 15:00 të drekës dhe mjeku i ka lënë për disa orë të prisnin në parking, duke mos marrë asnjë masë madje ata pretendojnë se janë sulmuar me mjete të forta nga mjeku.

Vetëm pas këmbënguljes së tyre dhe ndërhyrjes së drejtorit të spitalit, vajzat e të moshuarës së sëmurë Gonxhe Bija thonë se ka mbërritur ambulanca.

Kjo nuk është hera e parë që mjeku Mata përballet me akuza nga pacientët. Rreth një muaj më parë, Fran Ndoj 48-vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Vëllai i tij Gjon Ndoj akuzoi mjekun Mata se nuk dha ndihmën e duhur, por e dërgoi në shtëpi duke i sugjeruar që të merrte një serum në kushte shtëpie. Gjendja e tij u përkeqësua dhe 48-vjeçari gjeti vdekjen në QSUT.

Vetë mjeku mohoi akuzat ndaj tij, duke deklaruar se ishte i hapur ndaj çdo hetimi. Duke reaguar për rasti ne sotëm, ai thotë se rasti i të moshuarës nuk ishte urgjent, dhe se ka qenë ai që është sulmuar nga nipi i pacientes, të cilit i është kundërpërgjigjur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: