Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në Krutje të Lushnjes. Gazetari i emisionit Ferit Lika ka vizituar familjen Davidhi.

Maria 55 vjeç rrit e vetme dy fëmijë jetimë. Bashkëshorti i ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare. Jetojnë në një shtëpi të vjetër të ndërtuar me qerpiç dhe kallama. Është e vetmja pasuri që u ka lënë kryefamiljari. Në të ashtuquajturën “shtëpi” nuk kanë energji elektrike.

Jetë Maria është rritur jetime dhe ka një histori të trishtë. Në dyqan lista e ushqimeve të marrë borxh është kilometrike. Mjerimi i familjes Davidhi është i jashtëzakonshëm.

“Historia ime është kjo, para 8 vitesh me ndërroi jetë burri. Jeta ime është shumë e vështirë . Vetë jam rritur jetime, rrita motrat dhe vëllezërit, deri 42 vjec jam kujdesur për ta, i rrita edhe tani po rris një jetime. Me vuajtje me mundime jeta ime, më vjen keq për vajzën, nuk është si fëmijët e tjerë. Vajzën e kam me 10 por jetën e bëjmë shumë të vështirë. Nuk kemi as drita, me borxhe jemi, me 27 mijë lekë të vjetra nuk ia dal dot, jam në borxhe nuk më ndihmon njeri. U bëj thirrje fjala shtëpi është e rëndë po me aq sa ta kenë mundësi . Zoti vonon por nuk harron” thotë Maria

“Në shkollë jam me nota të mira, kjo shtëpi është me kushte të vështira, më mungon babi , jam shumë e mërzitur, është e vështirë, kur bie shi bie komplet brenda. Ëndrra ime është të bëhem mësuese dhe të kem një shtëpi. Unë jam 11 vjeç u bëj thirrje të më ndihmojnë, të jetoj dhe unë si të tjerët dhe të jem e lumtur, i lutem xhaxhi Elvisit të më ndihmojë”, kjo është lutja e 11 vjeçares Brikenës.

http://www.youtube.com/watch?v=Ygy65B3O3go

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb