Gjykata Administrative e Rrethit gjyqësor Durrës, ka hedhur poshtë vendimin e kryebashkiakes Emiriana Sako për të liruar nga detyra ish-nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

“News24” komunikoi me ish-nënkryetarin e bashkisë, i cili konfirmoi se vendimi është marrë më datë 20 prill dhe në të është konsideruar i paligjshëm dhe me shkelje të procedurave administrative lirimi i Brahos nga detyra.

Braho tha se gjykata vendosi në favor te tij duke konsideruar shkelje te kontratës shkarkimin e Nënkryetarit Arber Braho.

Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm. Ndërkohë, vendimi nuk është zbardhur ende.

Kujtojmë se më 9 nëntor 2021, kryebashkiakja Emiriana Sako liroi nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

Arber Braho akuzoi kryetaren e bashkise Emirjana Sako si kukull e  ish kryetarit Vangjush Dako

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb