Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi përmes një reagimi për mediat i ka bërë thirrje qeverisë që të dëmshpërblejë banorët e dëmtuar nga përmbytjet.

Në një dalje publike, Ademi tha se me qindra, mijëra hektarë toke janë akoma nën uje, duke renduar kesisoj edhe situaten pos-permbytje ne ato territore ku uji ka filluar te largohet.

“Me siperfaqe te tera toke te mbjelle, tashme jane demtuar dhe kerkojne nderhyrjen e menjehershme te shtetit. Bashkia Shkoder ka ngritur prej disa ditesh grupet e evidentimit t; cilet po punojne ne terren per evidentimin e demeve. Kemi kerkuar prane Komisionit te Emergjencave Civile ne Prefekture, prane Ministrise se Bujqesise, direkt ne komunikim edhe me ministren, vleresimin e te gjitha demeve te shkaktuara nga permbytjet per shkak te shkarkimeve ne kaskaden ne Drinit gjate javes se fundit.”, tha Ademi.

REAGIMI I ADEMIT
Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër, ne territoret e njesive administrative Ana e Malit, Dajcc, Berdice, Velipojë vazhdon të jetë e rëndë. Me qindra, mijera hektare toke jane akoma nen uje, duke renduar kesisoj edhe situaten pos- permbytje ne ato territore ku uji ka filluar te largohet.
Me siperfaqe te tera toke te mbjelle, tashme jane demtuar dhe kerkojne nderhyrjen e menjehershme te shtetit. Bashkia Shkoder ka ngritur prej disa ditesh grupet e evidentimit t; cilet po punojne ne terren per evidentimin e demeve. Kemi kerkuar prane Komisionit te Emergjencave Civile ne Prefekture, prane Ministrise se Bujqesise, direkt ne komunikim edhe me ministren, vleresimin e te gjitha demeve te shkaktuara nga permbytjet per shkak te shkarkimeve ne kaskaden ne Drinit gjate javes se fundit.
Ne keto momente qe po flasim, emergjenca vazhdon te jete per gjene e gjalle. Kerkesa jone vazhdon te jete permanente per sigurimin e mbi 150 ton koncentrat te domosdoshem per gjene e gjalle, per keto fshtara, per nje periudhe 10 ditore.
Nderkohe me vleresimin e demeve do te verifikojme vazhdimesine e nevojes per sigurimin e ushqimit per gjene e gjalle, per periudhen e dimrit dhe pranveres, pasi behet fjale per toka bujqesore tashme te demtuara rende, te mbjella me foraxhere, jonxhe, njekohesisht me grure por edhe me perime sidomos ne zonen e Nenshkodres.
Duhet te kemi ne konsiderate qe gjate periudhes se pandemise, per shkak te nje pune te lavderueshme qe te gjithe njerezit kane bere ne tokat bujqesore, kemi edhe territore me te medha te mbjella. Rrjedhimisht, kemi edhe demtime me te medha. Nevoja per te nderhyre eshte e domosdoshme, demshperblimi eshte mese i domosdoshem.
Eshte detyrim i qeverise shqiptare te marre marre masat e menjehershme per vleresimin e demeve dhe demshperblimin e asaj qe eshte produkti bujqesor tashme i shkaterruar ne keto njesi administrative.
Ne vitin 2018, kemi patur nje situate te ngjashme me kete qe kemi kaluar keto dite. Ne vitin 2018 ne nuk kemi patur asnje para te dhene si demshperblim per banoret. Ne vitin 2018, ne beme te gjitha evidentimet por asnje lek nuk u pagua pavaresisht se kjo u premtua.
Ne kemi pastruar te gjitha kanalet e dyta dhe te treta kulluese, ne te gjithe keto territore. Behet fjale per 85% te sistemit te kullimit te pastruar nga Bashkia Shkoder. Me kalimin e lumenjve te kanalet kulluese dhe ne tokat bujqesore gjithcka demtohet. Prandaj demshperblimi per fermeret eshte mese nevoje. Nga ana tjeter Bashkia Shkoder kerkon te gjithe demshperblimin per punen e realizuar per pastrimin e kanaleve te dyta dhe te treta.
Investimet e domosdoshme te munguara duhet te alokohen ne buxhetin e qeverise per hapjen e kanaleve te para kulluese gje qe nuk eshte bere ne kete territor, eshte kompetence e Bordit te Kullimit dhe e Ministrise se Bujqesise. Prandaj nderhyrja e koordinuar, sukurse e ben Bashkia Shkoder per ta mbeshtetur procesin e kullimit duhet te jete vazhdimesi e investimeve qofte ne kullim por edhe ne te gjithe veprat mbrojtese, te cilat qe ne vitin 2013 nuk jane realizuar, pavaresisht kerkesave te vazhdueshme jo vetem te Bashkise por sidomos te banoreve te ketyre zonave te permbytura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb