Sandra Cuevas, kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në kryeqytetin Mexico City, ka thënë se do të ketë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar. Ajo paralajmëroi edhe kartelet e drogës, duke theksuar se kohës së tyre po i vjen fundi.

“Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc.”

Sipas Milenio.com, Cuevas insistonte se politikat e saj të ashpra kanë mbështetjen e qeverisë qendrore.

“Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Si pjesë e luftës së saj Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb