Ish- deputeti i LSI Përparim Spahiu lidhur me videon e cila qarkulloi nëpër media ku pretendohet se Lefet Alla, kryebashkiaku i Bulqizës pi kokainë ka thënë se nuk i kërkon atij apo dikujt tjetër që adhuron modelin e Ramës dorëheqjen, pro ja kërkon socialistëve të ndershëm që do të ishin kandidatë seriozë në zgjedhje të vërteta, dhe jo ato të 30 qershorit.

Ai thotë se të gjitha Bashkitë që ka denoncuar PD nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkish si Bulqiza, Burreli, Shkodra, Vora por shton edhe Tiranën.

Gjithsesi Spahiu del në përfundimin se edhe socialistë të ndershëm siç ai kërkon vështirë që ketë mes rilindasisht.

 

STATUSI I PËRPARIMIT SPAHIUT

As Bulqiza, as Burreli, as Shkodra, as Vora por as dhe Tirana nuk kanë zgjedhur kryetarë bashkish.

Ata janë emërime të modelit Edi Rama.

Unë nuk i kërkoj dorëheqje askujt që adhuron modelin e Tij pasi jam i sigurt që nuk do ta bënte.

Unë i kërkoj dorëheqje atyre socialistëve të ndershëm që drejtojnë sot bashkitë e vendit pa u zgjedhur.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që nuk e shohin vehten si modeli i krimit apo i drogës.

I kërkoj dorëheqje atyre socialistëve që e shohin vehten si model i punëve të mira.

Nëse ata do të dorëhiqeshin, do të fitonin respektin e njerëzve dhe do të ishin kandidat seriozë në zgjedhje të vërteta e jo votimi moniste si ato të 30 Qershorit!

A ka të tillë mes rilindasish, shumë e vështirë duket.!!!

Paro
Paro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb