LUSHNJË- Kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, deklaroi se ditën e nesërme do të mbyllet çarja e argjinaturës, e cila u dëmtua nga vërshimi i lumit Shkumbin.

Ndër të tjera Kokoneshi pohoi se më pas, vetëm brenda pak orësh situata nuk do të jetë emergjente. “Presim rënien e nivelit të lumit. Po hapim kanalet që çojnë ujin në hidrovor. Nesër do të mbyllim çarjen në argjinaturë”, theksoi kreu i Bashkisë, Kokoneshi.

Lushnja, sidomos zona e Çermës dhe aty përreth pati dëme të konsiderueshme nga reshjet e shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në toka bujqësore, por dhe në banesa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: