Kryebashkiaku i Kharkiv, ka deklaruar se Rusia po bombardon intensivisht qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Ihor Terekhov, në një fjalim televiziv ka thënë se shpërthime të mëdha po ndodhin në zonë, shkruan The Guardian.

Më tej shtoi se në qytetin verilindor mbetën rreth 1 milionë njerëz, ndërsa rreth 30 % e popullsisë , kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar janë evakuuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb