Londra është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i disa ditëve më parë në Tiranë. Ka qenë vetë kryebashkiaku i Londrës, një nga bashkitë më të mëdha në botë, i cili ka shprehur mbështetjen dhe ndihmën ndaj familjeve që u janë dëmtuar banesat.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Sadiq Khan shkruan se pas një bisede të zhvilluar sot me homologun e tij në Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i ka ofruar ndihmesën e tij.

“Familjarët dhe miqtë e shumë shqiptarëve që jetojnë në Londër janë prekur nga tërmeti i ditëve të fundit në rajonin e Tiranës. I lumtur që komunikova me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për t’i ofruar atij mbështetjen dhe solidaritetin për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shkruan në Twitter kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, teksa riposton një postim të bërë me herët nga Veliaj mbi situatën e familjeve të prekura nga lëkundjet e tokës.

Whatsapp Image 2019 09 27 At 13.25.23
Whatsapp Image 2019 09 27 At 13.25.23

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb