BRITANI E MADHE – Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.

DUA-LIPA

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saj.Ndërsa në faqen zyrtare të kryetarit të Londrës në Tëitter, ka bërë një postim për ta uruar Duan.“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore.

Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”- ka shkruar Khan. Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.

Shfaqja pati për prezantuese këngëtaren britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora (Sahatçiu), e cila befasoi me atë dalje me rrobëdeshambër në tapetin e kuq, por edhe gjatë prezantimit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: