Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë.

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërksë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvëneësin e pushtetit lokal.

Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjençaj dhe që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, Akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

“Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb