DELVINË

Ndryshe nga bashkitë e Devollit dhe Kavajës ku drejtuesit opozitarë kanë kundërshtuar largimin nga zyra pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryebashkiaku i Delvinës që i përket opozitës ka vendosur të bëjë një tranzicion të paqtë të pushtetit.

Kryetari në largim Rigels Balili duke bërë një bilanc të punës së 4 viteve, thotë se ka arritur të përmirësojë jetën e qytetarëve  pavarësisht mungesës së investimeve nga pushteti qendër.


Rigels Balili tregon në këtë intervistë dhe anën humane, duke zbuluar se gjatë 4 viteve të mandatit të tij si kryetar bashkie, nuk e ka marrë asnjëherë pagën, por ia ka dedikuar atë fëmijëve jetimë të qytetit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb