Kryebashkiaku i Preshevës i cili kryeson dhe listën e ‘’Luginës së Bashkuar’’ për zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar pritshmëritë e tij mbi takimin në Uashington më 27 qershor mes Kosovës e Serbisë.

Kamberi thekson se Presheva e do një bashkim me Kosovës prej ’92, por politika në Kosovë nuk ka unifikim për bashkim, kjo pasi një pjesë janë kundër shkëmbimit të territoreve.

Po Shaip Kamberi pret që në axhendën e Kosovës të jetë edhe çështja e Luginës, qoftë dhe si pikë reciprociteti, por gjithashtu pret që pas zhbllokimit të fondeve nga SHBA, Kosova të ndihmojë financiarisht edh Luginën e Preshevës.

”Ne kemi shprehur qëndrimin e qartë që Lugina e Preshevës me referendumin e 1992, për një bashkim territorial me Kosovën. Nuk jemi ne ata që mund t’i imponojmë Kosovës axhendën, përndryshe që kishte edhe qëndrime kundër , nuk ka konsensus për bashkim dhe ndryshime territoresh.

 

Ëashingtoni presim që tema e Luginës së Preshevësm Kosova të japë ndihmë financiare nga SHBA edhe për Luginën. Ta shtrojë këtë çështje në Uashington Kosova edhe si formë reciprociteti. Beogradi nuk ka pasur asnjëherë vullnet politik për të pranuar shqiptarët për të zgjidhur problemet. Besoj nëse takimi i Uashingtonit dhe Samiti i Parisit sjellin marrëveshjen të ketë edhe një impakt tek shqiptarët e Preshevës.”- tha Kamberi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb