Të ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 gazetarët Aleksandër Furxhi dhe analisti Eduard Zaloshnja kanë komentuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ku pretendohet se konsumon kokainë.

Aleksandër Furxhi thotë se është e qartë se personi në video merr drogë, por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njeh si imazh ndaj dhe nuk mund të identifikojë personin në video.

Eduard Zaloshnja shprehet nga ana tjetër se është e sigurt që personi në video është Lefter Alla, por ka vetëm një ngërç pasi duhet ekspertë për të treguar nëse video është montazh siç pretendon Alla, pra është doktoruar nga persona të caktuar, duke shfaqur në video një veprim tjetër që kryebashkiaku i Bulqizës ka bërë realisht apo vërtet video është origjinale, e montuar.

 

Aleksandër Furxhi: Eksperti i imazhit të kriminalistikës nuk jam. Por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njoh si imazh. Është evidente që individi aty po merr drogë, është e qartë.

Mund të jetë një mënyrë për të fituar pak kohë. Nëse është i bindur se është ai apo jo do të vendosë nëse do të bëjë betejën ligjore.

Ka dhe raste të tjera që kanë bërë këtë lloj takitke.

Eduard Zaloshnja: Nga pamja duket qartë që është ai. Duhen ekspertë që të dallojnë që me të vërtetë që është e doktoruar ose jo. Pasi ata që janë mjeshtra nuk mund të nxjerrin Yllin dhe të thonë Sokoli, por të bëjnë që të dukesh sikur po e bën atë veprim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb