ELBASAN

Gjykata e rrethit Gjyqësor të Elbasanit në orën 15.40 të së hënës me vendimin e saj të ndërmjetëm në baze të nenit 193 të K.Pr.Civile vendosi rrëzimin e kërkesës së shtetasit Altin Toska , ish-kryebashkiakut të Cërrikut , për të marrë pjesë në  gjykim si person i tretë.

Kjo gjykatë me vendim përfundimtar vendosi vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Cërrik, Qarku Elbasan të kërkuesit Andis Gëzim Salla, i cili u shpall fitues i postit të kryebashkiakut të Cërrikut në mbyllje të zgjedhjeve të 30 Qershorit të këtij viti.

Kryebashkiaku në ikje përfaqësues i LSI kishte bërë kërkesë për të marrë pjesë në gjykim si person që ka interes në çështje, duke kërkuar të mos konfirmohej mandati i Andis Salla, fitues i garës së 30 Qershorit përballë Merita Xhika e Bindjes Demokratike.

Gjykatësi Bujar Musta pas shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakut  në detyrë deri sot vendosi rrëzimin e kërkesës së Altin Toskës për të marrë pjesë në gjykim dhe për të mos i konfirmuar vlefshmërinë mandatit të dhënë nga zgjedhjet e 30 Qershorit Andis Sallës.

Çështja e gjykimit të pazakontë u mbrojt nga avokati i mirënjohur i Dhomës së Avokatëve Elbasan Altin Ago.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb