Kryetari i Degës së Kukësit Arif Rexhamata, ka bërë thirrje në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve për lejimin e fraksioneve. Ai i ka thënë kryetarit të PD, Lulzim Bashës se dorëheqja duhet të jetë zgjedhja e tij personale, ndërsa shton se duke mbledhur forumet, ndoshta edhe duke pranuar fraksionet mund të ndodhë bashkimi.

“Gjithë grupet përfituese të pushtetit janë bashkuar, duke shpifur per ju kryetar, duke ju ngarkuar nje barre qe se keni. Ne i njohim te gjithe. Ne nuk kemi pune me dorheqjen tuaj, ajo eshte zgjidhja juaj.

Mendoj se zgjidhje mund të jete duke mbledhur forumet, ndoshta duke pranuar dhe fraksionet. Fraksionet nga eksperienca edhe bashkojnë”, tha Rexhamata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: