Me nismën e Greqisë dhe Rumanisë, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në një takim informal online për të diskutuar mbi pritshmëritë lidhur me procesin e integrimit. Në takim konfirmohet se kanë marrë pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, i pranishëm në takimin informal, është shprehur se Gjermania mbështet mbajtjen e konferencave të pranimit në qershor për të dyja vendet njëkohësisht, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Shkëmbim joformal me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë?? dhe Maqedonisë Veriore?? dhe shteteve anëtare të BE-së. Gjermania mbështet mbajtjen e konferencave të pranimit në qershor dhe nënvizon rëndësinë strategjike të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit ???? për organizimin”, është shprehur sekretari i ministrisë gjermane në “twitter”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor. Ministria e Jashtme Shqiptare, referuar burimeve brenda takimit, thekson se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Këto burime theksojnë se janë vlerësuar reformat e ndërrmarra nga Shqipërisë si dhe standardet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të njëjtave burime, kryediplomatët e BE mbështetën apelin e ministres Xhaçka për nevojën e një qasje strategjike të Bashkimit Evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke ritheksuar edhe njëherë se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian, falë punës së mirë të bërë për përmbushjen e objektivave për anëtarësim.

Ministrat e Jashtëm të BE janë shprehur gjithashtu se po bëhen përpjekjet maksimale për të zgjidhur ngërcin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për t’i hapur rrugë mbajtjes së Konferencaës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, brenda presidencës portugeze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb