Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell, ka uruar Dritan Abazoviç pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Në një reagim në Twitter Borell shkuar se tashmë pret të nisë rrugëtimi dhe puna e përbashkët drej BE-së, duke shtuar se Mali i Zi është një partner i besuar.

Mirë se vini qeverinë e re të kryeministrit @DritanAbazovic në Mal të Zi. Mezi presim të nisim punën tonë të përbashkët për përparim në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së.

Borell

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb