Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është planifikuar që të enjten të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Turqi.

Gjatë vizitës, Dendias do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas ministrisë turke, në axhendën e takimit midis kryediplomatëve të vendeve fqinje janë të gjitha aspektet e lidhjeve dypalëshe, si dhe çështjet aktuale rajonale.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb