Ministri i Punëve të Jashtme i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid al-Zayani, po planifikon të vizitojë Izraelin në të ardhmen e afërt.

Siç raporton Times of Israel, një zëdhënës i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme pa dhënë informacione të hollësishme konfirmoi se al-Zayani do të vizitojë Izraelin së shpejti. Kjo do të jetë vizita e parë publike nga një ministër i Bahreinit në Izrael.

Më herët, e përditshmja izraelite raportoi se kryediplomati i Bahreinit do të vizitojë Izraelin më 19 nëntor.

Kjo vjen pas një marrëveshje normalizimi të nënshkruar midis dy vendeve në muajin shtator.

Përveç Bahreinit, edhe vendet arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudani, Egjipti dhe Jordania kanë krijuar marrëdhëniet me Izraelin i cili ka pushtuar territoret palestineze që nga viti 1967.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb