Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije sot se Maqedonia është i pari vend në Ballkanin Perëndimor që do të nisë më 2 qershor një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Lajmi është bërë i ditur nga Osmani në një konferencë të përbashkët me Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

“Sot u dakorduam që të përforcojmë partneritetin tonë strategjik përmes Dialogut të ardhshëm Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA, i cili do të mbahet më 2 qershor, në Uashington. Për ne kjo është nder i veçantë që Maqedonia e Veriut do të bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili do të hap një dialog strategjik me SHBA-të, përmes të cilit do të thellohet partneriteti ynë strategjik dhe më konkretisht do të futet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral”, është shprehur kryediplomati maqedonas.

Duke folur rreth situatës së sigurisë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Osmani u shpreh se forcimi i pranisë amerikane në rajonin e Ballkanit, jo vetëm se është i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm.

Diplomatja amerikane Karen Donfried gjithashtu theksoi mbajtjen e dialogut strategjik midis përfaqësuesve të qeverive nga të dyja vendet në Ëashington, duke thënë se duhet ruajtur vrulli i zhvillimeve pozitive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb