KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio mbërriti pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ndalesa e parë e kryediplomatit italian do të jetë Ministria e Punëve të Jashtme ku do të takohet me ministrin Donika Gërvalla.

Në praninë e tij, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes ministrit të Financave Hekuran Murati dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Nicola Orlando.

Po ashtu është parashikuar që Gërvalla dhe Di Maio do të mbajnë një konferencë për media. Kryediplomati italian do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Ndërsa na ora 17:30 ai do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb