Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi, tha se nuk do t’i lejojnë iranianët që të përdorin Sirinë kundër vendit të tij.

Ashkenazi dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, mbajtën një konferencë të përbashkët për media pas takimit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse vendi i tij është i gatshëm të ndalojë sulmet ndaj Sirisë, Ashkenazi tha se, “Izraeli rezervon të drejtën për t’u mbrojtur vetë. Ne nuk do t’i lejojmë iranianët të përdorin Sirinë kundër vendit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar sigurinë tonë”, tha ai.

Ashkenazi shprehu gatishmërinë e tyre për të zgjidhur “çështjen e Iranit” në Siri me Rusinë dhe vendet tjera.

Duke deklaruar se janë duke pritur që raundi i 6-të i bisedimeve të Komitetit Kushtetues Sirian të mbahet së shpejti, Lavrov tha se, “Ne jemi duke ndërmarrë në mënyrë aktive nisma me partnerët tanë të Formatit Astana për ta bërë raundin e 6-të të Komitetit Kushtetues Sirian të frytshëm. Ne kemi arsye të mendojmë se do të bëhet përparim në këto bisedime dhe që kontaktet midis delegacioneve kryesore të komitetit mund të organizohen drejtpërdrejt”.

Lavrov theksoi shpresën e tij se i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, do të njoftojë datën e bisedimeve në të ardhmen e afërt dhe se bisedimet do të mbahen para Ramazanit.

Duke vlerësuar deklaratën e Pedersen se “një format i ri ndërkombëtar” është i nevojshëm në diplomaci që kërkohet për zgjidhjen e krizës në Siri, Lavrov tha se, “Formati i bazuar në rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KB) do të jetë i përshtatshëm për ne”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb