Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të zhvillojë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken ditën e sotme (E martë 01 shkurt 2022), njoftoi Moska.

“Për momentin nuk është planifikuar asnjë takim ballë për ballë, por dy diplomatët Lavrov dhe Blinken do të zhvillojnë një bisedë telefonike të martën”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Javën e kaluar, Lavrov njoftoi kontakte të reja ruso-amerikane rreth propozimit të Moskës për garancitë e sigurisë.

Dhjetorin e kaluar, Rusia i paraqiti SHBA-së dhe NATO-s propozimin e saj për  garancitë e sigurisë në Evropë, duke marrë parasysh interesat e Moskës.

Më 26 janar, pas një sërë bisedimesh, SHBA-ja dhe NATO dhanë përgjigjet e tyre me shkrim ndaj kërkesave të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb