TIRANE- Pas denoncimit që një 55-vjeçar kishte bërë në policinë e Tiranës se gruaja dhe vajza e tij ishin larguar nga banesa, këto të fundit janë bërë të gjalla.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se të dyja nënë e bijë, shtetasja Dh.Sh., dhe A.Sh., 53 dhe 18 vjeç janë paraqitur në komisariat dhe kanë deklaruar se kishin ikur me dëshirë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetaset A.Sh., dhe Dh.Sh., vjeç 18 e 53, banuese në Tiranë, më datë 19.06.2018, u paraqiten në komisariat të cilat deklarojnë se janë larguar me dëshirën e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb