Ashtu sic është bërë tashmë traditë e përvitshme, njerëz të medias dhe drejtues të saj janë pritur në një darkë festive të organizuar nga kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Darka organizohet në fund të cdo viti nga Kryegjyshi botëror, i cili i shpreh mirënjohjen ndaj medias për punën në mbështetje të komuniteteve fetare dhe harmonisë mes feve në Shqipëri. Vetë kryegjyshi i Bektashinjve Baba Mondi mungoi në këtë ceremoni pasi ndodhet në SHBA për ti dhënë lamtumirën e fundit Baba Arshi Bazaj, që ndërroi jetë pak ditë më parë. Në emër të tij mesazhin e përcolli gazetari Ferdinand Samarxhi.

Në darkën e organizuar merrnin pjesë përfaqësues gazetarë dhe drejtues nga 17 media, televizione dhe media të shkruara.

Në restorant ‘Piazza’ gazetarët kanë shijuar gatimet dhe kaluar momente të bukura me njëri-tjetrin, nën tingujt e interpretimit të këngëve të Shqipërisë së mesme nga vëllezërit Zena.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb