Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se kryeministri “Rama ka pasur dijeni për sulmin kibernetik që në 6 maj dhe se kishte si qëllim imponimin e bankave që të kryenin shërbimet e tyre nëpërmjet sistemit të hakeruar të e-Albania.”

Po ashtu Meta u shpreh se se këto të dhënat e kursimeve të qytetarëve shqiptarë do të keqpërdoreshin si mjet shantazhi politik.

“Qëllimi i errët i kryehakeruesit Edi Rama, që u kërkoi bankave të futeshin në sistemin e hakeruar të E-Albania, rezulton se ka qenë nxjerrja në publik e të gjitha kursimeve të qytetarëve shqiptarë, për t’i keqpërdorur këto të dhëna si mjet shantazhi politik”, shkroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb