Austria ka shpallur katër diplomatë rusë persona non grata dhe i ka dëbuar ato nga vendi, pasi i akuzon për kryerjen e aktiviteteve që nuk përputhen me statusin diplomati. Kështu është shprehur Ministria e Jashtme e Austrisë. Sipas njoftimit, ata kanë afat për të qëndruar deri më datë 12 prill.

Tre nga diplomatët ishin punonjës në ambasadën ruse në Vjenë dhe tjetri ishte punonjës në konsullatën ruse në Salzburg, tha ministria.

Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatë rusë javën e kaluar, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Suedinë.

Dëbimi i diplomatëve rusë është një “hap dritëshkurtër” që “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në hapa hakmarrës”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb