TIRANE

Në 40 teste të kryera në burgun 313 në Tiranë, një prej tyre ka rezultuar pozitivi. Lajmi është konfirmuar nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përgjigje të interesit të medias, pas përditësimit të bilancit me COVID 19 në Shqipëri.

Burime nga burgjet thanë një ditë më parë për “BalkanWeb” se i burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh. Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb