Ndonëse sot duhet të ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët, për të nderuar 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë, vendi vajton humbjen e jetëve nga tërmeti shkatërrues. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thekson se ky 28 nëntor e gjeti vendin në mes të një fatkeqësie.

Mes të tjerash ai theksoi se ky 28 nëntor na mësoi se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

“28 Nëntori i Pavarësisë na gjeti të gjithëve në mes të një fatkeqësie që s’do donim ta përjetonim kurrë. Megjithatë, viti i 107-ë i Shqipërisë së pavarur na gjeti të bashkuar sërish si në 28 Nëntorin e 1912.
Ky 28 Nëntor na mëson se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.
Shqiptarët kudo që ata ndodhen, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora kudo në botë, janë sot më të bashkuar se kurrë dhe më solidarë se kurrë për përballimin e kësaj fatkeqësie shumë të rëndë, dhe të gjithë dhanë e po japin provën se çfarë krenarie është te jesh shqiptar dhe çfarë krenarie është Flamuri Kuq e Zi.
Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë si dhe të besojmë te lutja jonë për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie dhe kthimin sa më parë të qetësisë dhe paqes në shpirtin e çdo shqiptari”, shkruan në ‘Facebook’ Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb