Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit ka bërë denoncimin e fortë ku publikoi emrat e kompanive që sipas saj kanë përfituar nga skema e inceneratorëve.

Sipas Kryemadhit, kompanitë e inceneratorëve që bënë 189 milionë dollarë evazion fiskal, janë të njëjtat që do përfitojnë nga akti normative për rimbursimin e çmimeve. Teksa mbante një tabelë me emrat e kompanive ne foltore, Kryemadhi tha se provat do të dorëzohen në SPAK.

FJALA E KRYEMADHIT
Në pamje të parë kur shikojmë aktin normativ që ka të bëjë me një rimbursim të një vlere deri 30 % për kompanitë e ndërtimit për veprat publike e shikon dhe mendon se jetojmë në Danimarkë në një shtet mjaft demokratik, në një ekonomi të barabartë në një konkurrencë. Sepse në kushtet sot kur çmimi i hekurit, çmimi i cimentos, i naftës janë rritur për shkak të luftës normalisht kjo pasojë do të ndjehet dhe tek veprat publike, siç janë shkollat, spitalet rrugët, urat e çdo gjë tjetër. Dhe nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë këndvështrim sepse nëse toni hekurit kur janë lidhur kontratat për këto vepra ka qenë me 600 euro dhe tashmë është 1100-1200 nuk ka asgjë të keqe që qeveria të marrë përsipër një rimbursim në mënyrë që këto vepra të mbarohen sa më shpejt. Do të ishte mirë që kjo të bëhej dhe për sistemin arsimor duke pasur parasysh që me rritjen e çmimit të naftës nxënësit e kanë shumë të vështirë të shkolla. Do të ishte një gjë shumë e mirë për shëndetësinë, do të ishtë një gjë shumë e mirë për pensionistët. Do të ishte shumë e mirë për firmat e ndërtimit që iu shesin apartamente shqiptarëve. Për fermerët, për bujqit për të gjitha bizneset e tjera. Që të bëhej një amendament, një akt normativ për të subvencionuar bizneset shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por, dyshimi fillon në momentin që kush do të jetë instrumenti që do të kontrollojë faturat. Kush do ta kontrollojë që kompania x ata që ka marrë tenderat publikë me 99% të vlerës do të tregojë faturat e vërteta. Nga eksperienca ime nga investimi që kemi bërë me çështjen e inceneratorëve që e kam thënë gjithmonë që sa më shumë futesh aq më thellë del, po ju jap një shifër që sot e kam përfundimisht zyrtare. Skema e kompanive të krijuara për evazion fiskal dhe shumë shpejt do t’i drejtohet edhe SPAK-ut për tu bashkangjitur padive të tjera. Për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 milionë dollarë, vetëm kompani që kanë punuar me inceneratorët. Pra, në këto kompani janë dhe 99.99 % të kompanive që do të përfitojnë sot nga ky akt normativ. Të dashur kolegë dhe gazetarë këto janë më fatura dhe me data. Këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer, oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr edhe beton. Ka tre grupe, është grupi i kompanive shqiptare të cilat nuk përballojnë dot tatimin mbi fitimin, dhe rrisin me fatura të fryra shpenzimet. Ka një grup tjetër që fitojnë koncesione me nga 40 milionë euro kilometrin, apo 300 milionë euro koncesione dhe përveçse bëjnë fatura të fryra grabisin paratë nga buxheti i shtetit dhe përveç kësaj shmangin dhe pagesën e TVSH, marrin dhe rimbursim të TVSH janë dy kompani të tjera që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me inceneratorët. Përveç këtij fakti që shikoni këto kompani që do të janë shumë shpejt të të gjithë mediat e tjera.

Ajo që është akoma dhe më e tmerrshme që unë them që kush mekanizmi kontrollues. Këtu janë 9 kompani të lidhura bashkë të drejtuara bashkë nga familja Ymeraj, Murati dhe Frangaj. Të cilat pasi janë denoncuar në skemën e evazionit fiskal me inceneratorët, bizneset e tyre janë shitur. Po të klikosh sot në QKR nuk mund të hapen sepse Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka mbyllur sepse nuk kanë paguar TVSH-në. një biznes prej 17 milionë eurosh e kanë blerë Vezir Brahaj dhe Shkëlqim Meta, një biznes tjetër prej 7 milionë dollarësh, 10 milionë dollarësh dhe 14 milionë dollarësh e ka blerë një zonjë që është 95 vjeç dhe një zotëri që është 94 e vjeç. Pra, këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 milionë eurosh. Atë që kam përmendur dhe pak më përpara që kompania e inceneratorëve edhe pse sot inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë sekuestruat nga Prokuroria e Posaçme, inceneratori i Tiranës vazhdon dhe paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm të Tiranës por shqiptarë. Sepse Ministria e Financave është ajo që i ka dalë garant angazhimit prej 30 vjëtësh të Erion Veliajt në emër të Këshillit Bashkiak me një vendim të paligjshëm. Ndërkohë që ne çdo ditë paguajmë 80 mijë dollarë në ditë për inceneratorët për të paguar pushimet, për të paguar gazetarë, për të paguar televizione, mos u çudisni tani marrin dhe televizione me qira. Për të paguar bileta avioni në vitin e pandemisë kur nuk ka fluturuar asnjë avion mbi qiellin shqiptar. Për të paguar gjëra që nuk kanë ekzistuar dhe ne përsëri me një akt normativ të tillë. Unë ngre përsëri dyshimin kush është mekanizmi kontrollues i këtyre faturave që do të presin këto kompani. Skema e evazionit fiskal, më vjen shumë keq për zonjat e nderuara që janë sot ministre dhe janë të detyruara ta gëlltisin këtë lugë është skema të cilën kryeministri i Shqipëri Edi Rama ka përdorur jo vetëm për blerjen e votave të 25 prillit, por është skema që ai përdor për të blerë çdo institucion shtetëror, publik, mediatik dhe financiar. Vetëm në 30 kompani 189 milionë dollarë evazion i pastër fiskal pa llogaritur se çdo të ndodhi tashmë me aktin normativ, me kompanitë e rindërtimit që në fakt janë kompanitë më të dëmtuara për shkak të rritjeve të çmimit edhe pse pagesat e taksidarëve i kanë paguar paradhënie. Ndërkohë që përsëri në treg do të hyjnë kompanitë që fitojnë koncesione nga 300 milionë euro, kur për hir të së vërtetës nuk ka kontroll të volumeve, nuk ka kontroll të punimeve por çdo gjë ngrihet në mënyrë fiktive. Që të jemi të sinqertë të nderuar kolegë çështja e evazionit fiskal, sot është mekanizmi i një strukture kriminale tipike të organizuar e cila do të shërbejë jo vetëm për pastrimin e parave që vijnë nga trafiku i drogës por do të shërbejnë dhe për pastrimin e parave të evazionit fiskal, ku ne shumë shpejt do të shikojmë projektligjin që do të na paraqitet në Parlament për amnistinë fiskale. Nuk ka Shqipëria nevojë për amnisti fiskale, Shqipëria ka nevojë për formalizimin e tregut tonë. Dhe formalizimi tregut fillon që tek oligarkët e ushqimeve, që iu shesin fatura këtyre kompanive, të cilat janë me dy punonjës, nga 1 milionë lekë pa TVSH në mënyrë të tillë që të bëjë shkarkimin e produkteve të tyre. Dhe këto miellin, sheqerin dhe orizin e shesin tek kompanitë e inceneratorëve, tek kompanitë e koncesioneve, tek kompanitë që bëjnë vepra publike, me beton me hekur dhe me zhavor. Prandaj ky akt normativ nuk është gjë tjetër por një mbulesë e asaj grope të zezë të helmatisur dhe me sëmundje vdekjeprurëse e cila mund të zgjasë shumë pak po pasojat do të jenë mëdhaja sepse tashmë ajo ka filluar duke larguar shqiptarët, bizneset dhe çdo njeri që mund të jetojë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: