Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretares Madeleine Albright.

Përmes një mesazhi, Kryemadhi thekson se botës do t’i mungojë kontributi i Albright, një mike e madhe për shqiptarët.

REAGIMI I KRYEMADHIT
Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim.
Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës.
Impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb