TIRANË

Nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërën jë akuzë të fortë ndaj socialistëve e konkretisht deputetit të PS-së Ulsi Manja.

Ajo tha se gjyqtarë e prokurorë lënë bakshish tek Ulsiu për të kaluar vettingun. Kryemadhi deklaroi se DSIK është nën hyqmin e Edi Ramës dhe është bërë si dyqan gjobash duke paralajmëruar nxjerrjen e fakteve të reja.

Kryetarja e LSI gjithashtu deklaroi se do kërkojë hetim nga prokuroria për mbledhjen e komisionit të Ekonomisë që i hapi rrugë më pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për tatimin.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit
Do hapet një ditë ligji i teatrit, sepse këta anëtarë KLP-je do të jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së të akuzuarve. Se Edi Rama ëhstë bërë si këto shtojzovallet e pyjeve të Europës që i shkelin syrin njëherë njërit, njëherë tjetrit, por harron që përpara interesave kombëtare nuk ka shkelje syri sepse nu ktë fal njeri sot as për vendin, as për sigurinë kombëtare dhe as për interesat kombëtare.

Edi Rama duhet të kuptojë një gjë që edhe atë veprim është bërë nga komisioni i Ekonomisë do t’i drejtohemi Prokurorisë për ta hetuar. Që nga protokolli i Kuvendit, ku është protokolluar shkresa, që nga njoftimet që iu janë bërë anëtarëve të komisionit të ekonomisë, që nga rregullorja që bëhet për mbledhjen e komisionit, për futjen në rendin e ditës, të gjitha me radhë. Edhe pse ju mendoni se KLP-në dhe KLGJ-në i kontrollon Ulsiu por kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin. Mirë, mirë…normal faleminderit por të gjithë gjyqtarët e prokurorët Ulsi thonë paraqitemi tek Ulsiu me bakshishin për të kaluar vettingun kështu që edhe me këtë duhet të përballesh ti. Ashtu! Mos u çudit dhe për këtë.

Edhe për DSIK-në e famshme që është nën hyqmin e Edi Ramës që është bërë si dyqan gjobash atje, për polici, për gjyqtarë, për prokurorë, për të gjithë. Mos u çudisni se do të dalin fakte të reja gjithnjë e më shumë. Ulsiu i shkretë merr fjalët por paratë i merr Rama me Don Agacion. Ulsi ti e di gjithmonë që të kanë përdorur. Më vjen keq se të kam dhe nga zona ime. Ka një problem të nderuar kolegë, ua thashë edhe dje po ua them edhe sot, përgjegjësia që do të keni nesër do të jetë shumë e madhe. Sot jeni të qetë, por mos harroni se nuk do ketë bikerinë veze që do ta ndalojë Edi Ramën.
Shoku Gramoz faleminderit shumë, sikur të ishe kaq korrekt edhe me atë falsifikim prej 300 mijë euro që keni bërë dje si komision i ekonomisë do të ishte shumë e shëndetshme për parlamentin por edhe mesazh shumë i mirë për ndërkombëtarët.

Dua tju drejtohem të gjitha ambasadave që janë në Shqipëri, të BE-së dhe SHBA-ve. Prej ditësh jemi në komunikim me ju për të ecur para me axhendën për integrim e Shqipërisë në BE. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që s’ka dëshirë të hapë negociatat, jo vetëm që s’ka dëshirë ta integrojë Shqipërinë në BE por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për Europën dhe rajonin. Ky kryeministër i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën e rajonin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb